Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sali Berisha:- “Ligji ynë, kërkon të përfillet plotësisht pronari dhe unë dua të bëjë të qartë, se shtëpia mbi truallin e tjetrit, pa u paguar pronari, kurrë nuk mund të legjitimohet, as me vendim qeverie, as me ligj. E drejta e pronës është e drejtë kushtetuese, e drejtë themelore, fondamentale. Propozimi ynë, që pronarëve të rinj, që të zotërve të shtëpisë që kanë ndërtuar banesa mbi trojet, e pronarëve të tjerë, t’u jepet kredi e butë nga shteti, për të paguar truallin pronarit është e vetmja rrugë dhe zgjidhje që legjitimon plotësisht banesat e ndërtuara. Të tjerat janë mashtrime dhe vetëm mashtrime”./tvklan.al