Disa ditë më parë aktori i famshëm italian Gabriel Garko ka treguar brenda shtëpisë së“Big Brother Vip” se është gay. Kjo deklaratë ka shkaktuar zhurmë të madhe nëpër media.

Se fundmi ka reaguar edhe ish-e fejuara e tij Eva Grimaldi me të cilën aktori ka bashkëjetuar përreth tetë vite.

Eva ka treguar për mediat se ajo dhe Gabrieli ishin çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte seksi. Ajo shprehet se ekziston një dashuri mjaft e fortë që vazhdon t’i lidhë ende me njëri-tjetrin. Eva gjithashtu ka treguar se dëshironte që të martohej dhe të kishte një fëmijë me aktorin.

 “Historia jonë lindi katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh, edhe sot, dhe që shkon përtej sferës fizike. Unë do të doja edhe të isha martuar ose do të kisha një fëmijë me të”, është shprehur Eva në një intervistë për Chi. /tvklan.al