Shkolla 9 vjeçare e komunës së Golemit ka pak vite që është rikonstruktuar, por një pjesë e godinës ka dalë jashtë funksionit. Rrëshqitja e tokës ka sjellë çarjen e mureve, shumë klasa nuk funksionojnë ndërsa mësimi kryhet me turne përveç mungesës së ambienteve shqetësimi kryesor për drejtuesit e shkollës mbetet rreziku për jetën e nxënësve.

Sulejman Hidri:Ka dy vjet që është problemi shqetësues pasi ka një çarje dhe ulje të themelit të shkollës në krahun e djathtë, 8 klasa kanë dalë jashtë përdorimit, ne punojmë me dy turne një pjesë të nxënësve i kemi dërguar te shkolla e mesme, 5 klasa punojnë mbasdite, një pjesë i kemi nxjerrë këto klasa jashtë përdorimit dy i kemi bllokuar prapë se prapë fëmijët lëvizin, po janë edhe banjat në atë krah, larg qoftë një shembje do të rrezikojë jetën e fëmijëve.”

Sipas autoriteteve të komunës zgjidhja për 700 nxënësit e kësaj shkolle është nderimi i një shkolle të re, projekt i cili mbetet vetëm në letër pasi për të mungojnë fondet.

Astrit Bushati:Është biseduar me ministrinë e Arsimit për ndërtimin e një shkolle të re në një pozicion më optimal, pasi aty ku është shkolla e vjetër problemet gjeologjike që ka nën të e bëjnë të pamundur sigurinë edhe në riparimin e saj.”

Projekti parashikon ndërtimin e një godine dykatëshe, palestrës si dhe terreneve të tjera sportive, por deri atëherë nxënësit dhe mësuesit do tu duhet të jetojnë me frikën e ndonjë shembje të mundshme./tvklan.al

Gazetare: Enkelejda Arapi