Një shtetas rus me iniciale V.U. është gjetur pa shenja jete në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës ku banonte.

Policia e Kavajës ka marrë njoftim rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme se shtetasi rus, rreth 66 vjeç nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur pa shenja jete 66-vjeçarin.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit./tvklan.al