Deputetët e Partisë Demorkate të Re kanë marrë vendimin politik të votojnë kundër kabinetit të ri qeveritar, por nuk dihet nësë do të respekohet nga Qazim Tepshi, i cili, në dy raste të mëparshme, ka votuar pro qeverisë.

Nard Ndoka: “Qëndrimi duhet të jetë kundra qeverisë. Është një qevri, mendo, thjesht me disa arnime. Çdo deputet ka mendimet e tij dhe vota është e lirë, por qëndrimi politik i Grupit Parlamentar dhe i Partisë Demokratike të Re është kundra kësaj qeverie.”

Gazetarja: Do të respektohet ky vendim politik?

Nard Ndoka: “Besoj që do te respektohet.”

Dështimi i negociatave me Partinë Socialsite, veç kushtit për zgjedhje të parakohshme që nuk u pranua nga socialistët, Ndoka ia faturon disa individëve të PDR-së, të cilët janë mungesë në vendimmarrje.

Nard Ndoka: “ PDR-ja duhet të shikojë ata elementë bllokues që ka marrë brenda kësaj partie, të cilat në momentin e duhur, nuk marrin vendimet e duhura.”/tvklan.al