Mëngjesin e së Mërkurës, Giorgia Meloni zbriti për herë të tretë në tokën shqiptare. Këtë herë, për të parë nga afër ecurinë e punës për dy kampet e emigrantëve në Gjadër dhe Lezhë.

Pas zbritjes në “Aeroportin Nënë Tereza”, kryeministrja italiane iu drejtua Lezhës me helikopter.

Ndalesa ishte në Gjadër, ku u prit nga kryeministri Edi Rama. Në masa të rrepta sigurie, dy kryeministrat u zhvendosën drejt Shëngjinit për të inspektuar qendrën e emigrantëve, punimet e së cilës kanë përfunduar.

Qëndra në Shëngjin, është marrë në dorëzim nga policia italiane dhe siç shihet në këto pamje karabinierët janë kudo në territor.

Ambientet do të jenë të monitoruara me kamera sigurie, ndërsa autoritet italiane do të jenë përgjegjëse për çdo element tjetër sigurie.

Gjithsesi kjo vizitë nuk kaloi pa debat, pas shfaqjes së deputetit Italian Ricardo Magi, i cili hodhi disa akuza ndaj kryeministres italiane.

Kjo vizitë e Melonit u përcoll me interes jo vetëm nga mediat shqiptare por dhe nga mediat italiane, të cilat kishin mbërritur në vendin tonë.

Klan News