60 biznesmenë të Dhomës së Tregtisë në Elbasan kanë kërkuar nga shteti kredi afatgjatë me interes të ulët. Sipas tyre në këtë mënyrë do të lulëzonte biznesi i vogël dhe do çeleshin linja të vogla e të mesme prodhimi duke çuar në nxitje punësimi. Binomi shtet-biznesmen duhet të përsoset më shumë janë shprehur biznesmenët duke bërë thirrj që rreth Dhomës së Tregtisë t[ë afrohen dhe biznesmenë të tjerë.

Anëtarët e Dhomës së Tregtisë kanë kërkuar lëvizje të lirë dhe pajisje me pasaporta ndërkombëtare. Gjithashtu si kërkesë imediate është kërkuar dhe binjakëzimi me Dhomat e Tregtisë të dy vendeve fqinje. Organizimi i tre panaireve në dy vite si dhe lidhja me internetin janë cilësuar si dy nga arritjet e Dhomës së Tregtisë.

Prefekti i Elbasanit është zotuar për zgjidhjen e problemeve të biznesmenëve dhe se fillimisht binjakëzimi do bëhet me Dhomën e Tregtisë së Turqisë dhe Sirisë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti