Gjatë 2021 kishte mbi 35 mijë dhurues, por kërkesat janë të shumta

Dhurimi vullnetar i gjakut në vendin tonë, vijon të mbetet në shifra të ulëta. Sipas Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Janar të këtij viti kishte rreth 2 mijë dhurime dhe shumica janë nga familjarët e pacientëve

Specialistët shprehen se fëmijët talasemikë mbeten një nga grupet që kanë më shumë nevojë për gjak, ndaj apelojnë për më shumë dhurime vullnetare

Sipas Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në 2021 ishin 35 000 dhurime në total, 5 000 më shumë se 2020-ta duke arritur objektivin për plotësimin e kërkesave të  spitaleve.

Klan News