Dhuna etnike që ka përshkruar zgjedhjet e parakohshme të Maqedonisë, i ka dhënë një goditje të rëndë aspiratave euroatlantike të vendit, shkruajnë agjencitë botërore të lajmeve. Pak muaj më parë Athina vendosi veton ndaj marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO duke e argumentuar, se emri i Maqedoni mund të çonte Shkupin drejt pretendimeve territoriale ndaj një province greke me të njëjtin emër. Kjo çojë në ndezjen e patriotizmit në Maqedoni prej 2.5 milion banorësh, që ish-ndihmës sekretar i shtetit Richard Holbrooke, dikur e përshkroi si një vrimë në mes të asgjëje.

Kryeministri Gruevski përfitojë nga kjo valë dhe shpalli zgjedhjet e parakohshme. Kritikët paralajmëruan se një gjë e tillë do të kërcënonte anëtarësimin e vendit në BE dhe zgjedhjet sollën sërish në pushtet koalicionin VMRO-DPMNE, i cili duhet të vendosë se cilën prej 2 partive shqiptare do të ftojë për bashkëqeverisje.

Analistët politik të rajonit, të intervistuar nga Balkan Insight, thonë se kjo është çështja më e rëndësishme tani, po të kihet parasysh se pas zgjedhjeve të 2006-ës, Gruevski ftoi në qeveri PDSH edhe pse BDI fitojë shumicën e vendeve në parlament. Kjo çojë në protesta të vazhdueshme të BDI-së e cila në vitin 2007 bojkotojë edhe punimet e kuvendit.

Sipas ish-ministrit britanik dhe të dërguarit aktual të KE-së në Shkup Denis MacShane, procesi i së dielës ishte një tragjedi e vërtetë për të gjithë mbështetësit e të ardhmes euroatlantike të Maqedonisë.

Ndërsa për Eruan Fueren i dërguari i bllokut në Shkup, incidentet e së dielës ku humbi jetën një person, u plagosën disa të tjerë, u vodhën shumë kuti votimi ishin tepër shqetësuese. Sipas tij dhuna dhe frikësimi nuk kanë vend në asnjë shoqëri demokratike. Këto incidente që shokuan të gjithë botën dhe që përbëjnë hapa mbrapa për të ardhmen e Maqedonisë përfshinë 2 parti shqiptare, një prej të cilave ishte aleate e koalicionit VMRO-DPMNE deri në vitin 2006./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle