Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sot në tregjet ndërkombëtare valutore mbizotëroi një ditë tjetër negative për dollarin amerikan, duke shënuar sërish nivele mjaft të ulëta të këtyre viteve të fundit ndaj monedhave kryesore. Kështu monedha e përbashkët europiane shënoi për të gjashtën ditë rresht, rritjen ndaj dollarit amerikan, duke u shkëmbyer në orët europiane në nivelet më të larta që prej Tetorit të vitit 1999, në shifrat 1 euro e barabartë me 1.075 dollarë.

Ndërkohë që sot franga zvicerane shënoi nivelet më të larta të katër viteve ndaj monedhës amerikane. Vlerësimi i sotëm i monedhave europiane erdhi më shumë si rezultat i konsolidimit të besimit të investitorëve tek euro, në një kohë që orët e mëngjesit, u shoqëruan pa lajme kryesore të lidhura me Irakun. Specialistë të saj pohojnë lajmet, se banka qendrore e Rusisë do të kalojë një pjesë të mirë të rezervave valutore në monedha të tjera që japin kthime më të larta se monedha amerikane.

Në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare është vlerësuar ndaj dollarit amerikan dhe njëkohësisht ndaj euros./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti