Armando Broja mund të luajë me Borusia Dortmund në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare nuk është në planet e Çelsit për vitin e ardhshëm futbollistik dhe do të nxirret në shitje në merkaton e verës.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, bisedimet mes verdhezinjve dhe bluve të Londrës kanë përparuar.

Edhe vetë Broja ka interes që të nisë një kapitull të ri të karrierës së tij në Bundesligë.

22-vjeçari u huazua te Fulham, por ai ka luajtur shumë pak në gjysmën e dytë të sezonit në Premier Ligë.

Chelsea e vlerëson kartonin e 22-vjeçarit 50 milionë euro.

Por gjermanët nuk janë të gatshëm të paguajnë një shifër të tillë dhe mes palëve po negociohet për uljen e çmimit.

Kontrata futbollistit kuqezi i përfundon me anglezët më 30 qershor të 2028.

Klan News