Armando Broja është shndërruar në futbollistin më të kërkuar të merkatos dhe tashmë bëhet shkak për një derbi italian. Pas Milanit, emri i sulmuesit gjendet në listën e dëshirave të Juventusit.

Drejtori sportiv, Cristiano Xhjuntoli po punon për të kompletuar skuadrën bardhezi dhe një prej përforcimeve mund të jetë 22-vjeçari. Dëmtimi i Arkadiuz Milik ka rezervuar si ide të fundit sulmuesin e Chelsea.

Dëshira e Juventusit do të ishte të punonte drejt një huazimi, por “Blutë e Londrës” për momentin tentojnë ta shesin shqiptarin. Megjithatë, deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë për të kënaqur dëshirat e londinezëve. Kjo është ajo që i jep shpresë bardhezinjve, i cili do të donte një huazim me të drejtë blerje.

Broja do të ishte një zgjedhje ideale për të forcuar skuadrën dhe shihet si opsion për të diskutuar fanellë titullari me Vlahoviç. Kartoni i 22-vjeçarit vlerësohet me rreth 30 milionë euro nga Chelsea, teksa për momentin oferta e vetme në drejtim të tyre ka mbërritur nga Everton.

Këto të fundit kanë gati çekun prej 32 milionë Eurosh. Armando Broja është shqiptari i dytë në listën e dëshirave të Juventusit pas mbrojtësit, Mario Mitaj.

Klan News