Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gjykata e shpalli të pafajshme vajzën e cila u prangos për dëshmi të rreme në sallën e gjyqit, ku u përballë me të motrën që e shfrytëzoi atë si prostitutë. Manjola 23 vjeçare, u arrestua në 10 Dhjetor të vitit të kaluar. Edhe pse e kishte denoncuar motrën si tutore, Manjola dha deklarime të kundërta në sallën e gjyqit.

Ndërsa motra e saj Suzana Tahiri u dënua dje me 16 vjet burg, ndërsa kunati i saj me 15 vjet. Ndërsa Manjola iu nënshtrua një tjetër procesi, me akuzën për dëshmi të rreme. Ajo doli nga dhomat e izolimit në Drejtorinë e Policisë një javë pas prangosjes dhe u lirua me urdhër të prokurorit të Tiranës, pasi ndaj saj nuk u vendos masa e sigurisë brenda 48 orëve, siçe parashikon ligji. Në këtë mënyrë gjykata e shpalli të pafajshme të akuzuarën për dëshmi të rreme.

Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës ka mbërritur dosja me të pandehur katër gardianët e burgut të sigurisë së lartë 302. Ata u cilësuan përgjegjës për tentativën e arratisjes së të dënuarit me burg të përjetshëm, i njohur me nofkën Gaxhai. Në listën e të pandehurve janë jo vetëm gardianët që akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të rregullores së burgut, por edhe vetë Gaxhai dhe disa të pandehur të tjerë të akuzuar për moskallëzim krimi. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari ushtarak Bujar Krasniqi./tvklan.al