Këto janë pamjet nga fluturimi i parë natën i dronëve “Bayraktar”, pjesë e flotës së forcave të armatosura shqiptare.

Fluturimi i këtyre dronëve në errësirë konsiderohet një trajnim në kushtet të vështira për pilotët, pasi i jep atyre mundësinë të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të orientuar nga distanca, këto mjete inteligjente.

Në këtë stërvitje pilotët dhe operatorët kryen praktika për të interpretuar imazhet termike me pajisjet përkatëse, të cilat janë thelbësore për identifikimin e objekteve.

Dronët “Bayraktar” iu shtuan flotës së Forcave të Armatosura të Shqipërisë disa muaj më parë. Konkretisht bëhet fjalë për 3 dronë “Bayraktar”, të blerë në Turqi në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve.

Këta dronë shërbejnë për monitorimin e territorit dhe imazhet e tyre do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit. Ata mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tyre.

Tv Klan