Efektivi po kalonte në vijat e bardha, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Një punonjës i qarkullimit rrugor në policinë e Durresit është aksidentuar mbrëmjen e kësaj të marte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 pranë ‘Muzeut të Dëshmorëve’ në lagjen nr 11 të qytetit.

Efektivi Gentian Hoxholli ka qenë në shërbim në kohën që është goditur tek vizat e bardha nga një autoveturë që lëvizte në atë zonë. Efektivi është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga të dhënat e para mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ka pësuar dëmtime të lehta vetëm në njërën këmbë. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa ka nisur hetime për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Klan News