Në Durrës ka startuar festivali ndërkombëtar “Poeteka”. Një takim i përvitshëm ky mes poetësh, shkrimtarësh, përkthyesish dhe eseistësh nga Europa dhe më gjerë.

Në edicionin e katërt të saj “Poeteka” konfirmon emra të njohur të letërsisë botërore. Për herë të parë në këtë edicion merr pjesë dhe shteti më i ri i Ballkanit Kosova,  i përfaqësuar nga poeti Ali Podrimja.

Për 6 ditë me radhë, poet dhe përkthyes do të paraqesin përmes eseve, diskutimeve, leximeve dhe intervistave përvojën e tyre në lidhje me përkthimin e poezisë.

Këtë vit nuk do të mungojnë as çmimet të cilat do të jenë të njëjta si tre vitet paraardhëse me në krye unazën Poeteka./tvklan.al