Poeti portugez Casmiro De Brito, është fituesi i unazës së artë në festivalin ndërkombëtarë të poezisë Poetika që u zhvillua në qytetin e Durrësit. Nata finale u kurorëzua mbrëmjen e djeshme me ndarjen e disa çmimeve. De Brito i cili merrte pjesë për herë të parë në këtë eveniment, u shpreh i surprizuar nga vlerësimi i jurisë dhe vendi ynë.

Casmiro De Brito: “Është një nderë që më bëhet me dhënien e çmimit të parë në këtë festival. Të jemë në Shqipëri vend që e kam parë nga Greqia dhe Maqedonia, është një kënaqësi e thellë”.

Në një prej poezive të tij De Brito i ka kushtuar disa vargje Shqipërisë.

Casmiro De Brito: “Tre qëllimet e jetës time Dashuri, Poezi dhe Udhëtim. Dashuri pa kushte që do të thotë një mirënjohje e hirëplotë për jetën, poezi në të gjitha format dhe paraqitjen e saj, për të kuptuar dallimet dhe bukuritë e tjetrit”.

Nga çmimet e tjera trofeun liburne e mori poetja shqiptare Natasha Lako. Ndërsa çmimin kriterium shkojë për revistën letrare Merlit.

Arjan Leka: “Ajo që beson nëse do të ndodhte, në fakt ndodhi vërtetë. Jetuam një javë me njëri-tjetrin, festivalet nuk janë vendet ku vihet për tu bërë kampion, por janë vende ku kampionët vijnë për të ndenjur me njëri-tjetrin”.

Në edicionin e kartë të “Poetekës” morën pjesë 22 poetë nga 17 vende të botës si Italia, Greqia, Maqedonia, Amerika, Kosova, Portugalia e të tjerë./tvklan.al

Gazetare: Enkelejda Arapi