Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë pasi i riu zbriti nga një makinë në Athinë, në zonën e njohur si Peristeri.

Sipas informacioneve që ka mësuar Protothema, 22-vjeçari ka qenë i akuzuar më parë për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përfshirë në trafikimin e drogave. Në vitin 2021 ai u arrestua bashkë me tre shqiptarë të tjerë për posedimin e 2.3 kilogramëve kokainë dhe 5.4 kilogramëve marijuanë.

Në vitin 2022, së bashku me disa njerëz të tjerë ka qëlluar me armë drejt një mjeti për të zgjidhur disa mosmarrëveshje personale.

Sa i përket ngjarjes së sotme, mësohet se 22-vjeçari është plagosur lehtë në kofshë dhe po trajtohet në spital. Në skenën e krimit u gjetën gjashtë gëzhoja dhe dy fishekë pistolete.

Si ndodhi ngjarja?

Të shtënat ndodhën rreth orës 2:20 të mëngjesit në rrugën Dodecanision të Peristerit. 22-vjeçari u qëllua nga një makinë tip “Audi” në lëvizje dhe shënjestronin të riun i cili sapo kishte dalë nga një makinës “Smart”.

Sipas asaj që shkruan Protothema, shoferi i Smartit, ku udhëtonte më herët si pasagjer i riu shqiptar, u zhduk duke lënë të mbuluar me gjak 22-vjeçarin./tvklan.al