Pas dëshmisë së ministrit të Brendshëm Taulant Balla te “TIMS”, ka pasur debat në mbledhje.

Kryetari i komiisonit hetimor Ervin Salianji ka akuzuar mazhorancën për mungesë transparence. Sipas tij, nuk ka asnjë dokument sensitiv, ashtu siç pretendohet. Ai theksoi se mbledhja me dyer të mbyllura po bëhet që të mos dalin hapur shkeljet e bëra në Policinë e Shtetit.

“I latë gazetarët të presin pas porte. Kanë filluar punë drejtorët në Policinë e Shtetit 20 ditë para se të hapeshin aplikimet, pavarësisht se janë refuzuar. Pavarësisht se janë në masë arresti. Keni kapur këtë elementin e show-ut televiziv, këtu, te Rai, te Bildi… Janë katandisja që i keni bërë ju Shqipërisë dhe që po e turpëroni nga dita në ditë. Transparenca than çdo kalbëzim. Ça frike keni nëse nuk ka shkelje?  Edhe ju hahet, edhe ju djeg! Thoni që doni ta mbroni paligjshmërinë, ne do e çojmë deri në fund këtë komision, hapur, mbyllur, fshehtas. Nëse doni ta bëjmë në bodrum dhe keni frikë nga drita, ça jemi ne? Lakuriqë nate? Ç’është ky muhabet mo?! Këtu do vendosim bashkë! Tha një propozim nënkryetari i komisionit edhe nga një kërkesë që paskan bërë. Ikën me vrap se mos ishin kamerat herën e kaluar. Ju e njihni këtë fakt prandaj e keni çuar në Këshillin e Rregullores. Si e doni ju ta bëj këtë paligjshmëri, me vullnetin politik?”, iu drejtua Salianji përfaqësuesve të PS.

Edhe Ramadan Likaj i opozitës ndau të njëjtin mendim. Ai sugjeroi që kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumballuku të flasë në praninë e mediave.

Ramadan Likaj, Komisioni hetimor i TIMS

Ramadan Likaj: Nëse ky komision vijoi punën 3 orë, iu bënë pyetje ministrit. Ne nuk morëm ndonjë dokument të klasifikuar. Ne përsëri në këtë moment kur publiku kërkon me çdo kusht të dëgjojë nga ky komision, nga dëshmitarët. Duhet që ne të vazhdojmë seancën e hapur për publikun. Nëse drejtori i përgjithshëm, ka dokumente të klasifikuara, mund të të thotë nuk përgjigjem.  Unë mendoj që mazhoranca këkron me çdo kusht seancën me dyer të mbyllura. Për çfarë? Kur ne duam të zbardhim sa më shpejt se çfarë ka ndodhdur me sistemin TIMS. Publiku duhet ta marrë vesh se çfarë ka ndodhur në atë sistem. Dokumente ka sa të duash. Nuk e di ku ishte ai dokument i klasifikuar.

Megjithatë debatet mes palëve vijuan…

Xhemali Qefalia: Varet si ju e lexoni shkresën…

Ervin Salianji: Parsh e lexojmë, jo mbrapsht!

Xhemali Qefalia: Nëse drejtori i Policisë mendon se mbledhja duhet të jetë e hapur, atëherë po. Pse duhet të bëjmë debat me njëri-tjetrin?!

Ervin Salianji: Gjithçka që është sekret shtetëror ta bëjmë me dyer të mbyllura.

E.D/tvklan.al