Edi Rama: “Fitorja e Barack Obamës është fitorja e një gjenerate të re, e një shprese të të re, e njeriut i cili mishëron një politikë të re në mënyrën si flet dhe në të gjithë rrugën e tij drejt së ardhmes. Fitorja e Barack Obamës është kapërcimi i kufijve të partive, kapërcimi i mureve të ngritura për arsye ideologjike, kapërcimi i hendeqeve në emër të një bashkimi të ri qytetarësh si alternativë e politikës së vjetër të politikanëve. Kjo është një fitore e cila pa asnjë dyshim ka bërë që sot Amerika dhe Bota demokratike të gdhihen me një dritë të re e cila do të rrezatojë edhe në Shqipëri dhe pa pikën e dyshimit do të ndezë edhe më shumë energjitë pozitivet njerëzve tanë drejt një rruge ndryshimi që do të kurorëzohet me fitoren tonë në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2009.”/tvklan.al