Qyteti i Rrëshenit ka qenë ndalesa e radhës së kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama të turit të tij “Dialog me Shqipërinë”. Në një bashkëbisedim me të rinjtë, Rama u ndal në çështjet e arsimit duke i kujtuar kryeministrit sipas tij premtimet e pa mbajtura.

Edi Rama: “Sot kemi një kryeministër  i cili nuk e ndjen përgjegjësinë e rënë për qindra premtimet e dhëna për të cilat ka marrë votën që sot janë premtime të pa mbajtura.”

Rama ka bërë thirrje që qytetarët të besojnë tek vetja dhe forca e komunitetit. Pasi sipas tij vetëm kështu mund të ndryshohet politika në dobi të tyre.

Edi Rama: “Duke u bashkuar me këtë besim tek vetja juaj do të mund të bënit të mundur ndryshimin e domosdoshëm i cili fillon nga ndryshimi i politikës.”

Kreu socialist u ka bërë thirrje të rinjve që të përqafojnë programin e PS si e vetmja alternativë për punësimin e tyre./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni