Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Edi Rama ka vazhduar edhe sot regjistrimet e vullnetarëve për ta ndihmuar në fushatën elektorale për kryetar bashkie, por takimi i sotëm ka nisur me një incident të vogël pasi janë dikur dritat, gjë të cilën Rama e ka kujtuar me humor, duke kujtuar ngjarjen e djeshme të Lezhës.

Edi Rama:- “Nuk e dimë me ça partie është miu që ka fikur dritat sot, po …”

Kryebashkiaku falënderoi sërish vullnetarët, duke i quajtur ata bashkëpunëtorë, njëlloj si anëtarët e këshillit bashkiak. Madje sipas tij në këto shtabe vullnetarësh do të gjenerojnë edhe ide apo projekte për mandatin e dytë të tij. I kënaqur nga numri i vullnetarëve, Rama u shpreh i bindur se edhe të lëkundurit nuk do të hezitojnë të regjistrohen.

Edi Rama:- “Duke i ftuar të bëjnë të gjithë stërvitjen e nevojshme fizike dhe shpirtërore, për të qenë të gatshëm në startin e datës 12. Nga ana tjetër kam parë me kënaqësi, që edhe disa të lëkundur apo edhe ndonjë i çuar enkas për të parë se ça bëjmë ne, ka mbetur brenda, dmth. nuk është kthyer tek nënëdaja./tvklan.al