Lajme Arkiva – TV Klan 2003

“Gjatë tre viteve që kam drejtuar bashkinë e Tiranës, unë dhe ekipi im, jemi përpjekur të mbyllim gropat që hapën kundërshtarët e mi”. Me këto fjalë i është drejtuar banorëve të njësisë bashkiake nr.8 Edi Rama, gjatë një mitingu elektoral që ka zhvilluar pasdite.

Edi Rama:- “Është normale që në radhë të parë të shpreh kënaqësinë time, që kundërshtarët tanë iu dhamë mundësinë të bëjnë fushatë me biçikleta, në një qytet, ku deri tre vjet më parë humbte vetura në gropën e radhës që mund të gjendej nga sheshi “Skënderbej”, deri në rrugën e “Kavajës”, deri në rrugën e “Durrësit”, deri në bulevardin “Bajram Curri”, e kështu me radhë”.

Unë nuk premtoj heqjen e taksave, tha Rama, pasi pa taksa do të kthehemi në komunizëm.

Edi Rama:- “Qytetarët demokratë duhet të dallojnë në këto zgjedhje, ekipin që punon për të sjellë tek ata më shumë cilësi jete, nga ekipi që punon për t’i pasur ata mish për topin e doktorit. Unë nuk mund ta pranojë, që të na tregojnë neve me gisht, për plagët që i kanë hapur ata Tiranës. Unë nuk mund ta pranojë që të na tregojnë neve me gisht, për periferinë që e kanë krijuar ata, me politikën e tyre të kaosit, me politikën e tyre të mitingjeve, ku për të pasur mish për top në mitingje, shkatërruan me hapësirat pa fund të të gjithëve”.

Gjatë paradites Rama ka vazhduar me takimet elektorale. Kryebashkiaku ka përshkruar në këmbë të gjithë rrugën “Siri Kodra”, duke u ndalur dhe duke bashkëbiseduar me banorët e lagjes, por dhe me kalimtarët e rastit./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka