Titujt kryesorë 15 Shtator 2010, ora 19:30

Ekspertët: Burg për anëtarët e KQZ nëse nuk djegin fletët

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rrezikojnë deri në 5 vjet burg nëse fletët e votimit nuk do të asgjësohen, sipas afateve që percakon Kodi Zgjedhor. Dënimi parashikohet në Kodin Penal.

Pronarët shpërthejne kundër PS: Na lini të gëzojme pronën tonë

Pronarët e ish–eskpozitës “Shqipëria Sot” i kanë kërkuar publikisht Partisë Socialiste që të mos i përdorë ata politikisht dhe t’i lenë të qetë që të gëzojnë pronën e tyre, të përfituar ligjërisht.

PD: Rama do të përgjigjet për skemën mafioze të ndërtimeve

Partia Demokratike e akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës se ka ngritur një skemë mafioze përfitimi me lejet e ndërtimit dhe e paralajmëroi atë se do të përgjigjet para ligjit.

Autoriteti i Konkurrencës dhe ZMK: 3G po monopolizohet

Autoriteti i Konkurrencës dhe Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë dhënë sot argumente se shërbimi 3G po monopolizohet me anë të vendimit për dhënien e një licence të vetme.  

Maqedoni, opozita: Regjistrimi i popullsisë po manipulohet

Opozita shqiptare në Maqedoni kërcënon me bojkot të procesit të regjistrimit të popullsisë, pasi shpreh shqetësimin se ai mund të manipulohet realisht në dëm të shqiptarëve.

Champions League, sonte 8 sfidat e tjera në Tv Klan e Supersport

Champions League vjen sonte me 8 sfida të tjera të ndeshjeve të para në grupe. Mbrëmë Interi kampion i Europës u ndal në Holandë nga Tuente, ndërsa Barcelona shkatërroi 5 me 1 grekët e Panathinaikos.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 15 Shtator 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço