Koka: Halebi: Do kërkojmë bllokimin e buxhetit

Edmond Halebi: Projektbuxheti i vitit 2009 i ngjan më tepër një tabele statistikore shifrash ku në shumë raste nuk specifikohen investimet publike dhe as prioritetet e tyre. Për më tepër në një kohë kur thuajse në të gjitha njësitë nuk ka filluar ende realizimi i buxhetit të vitit 2008. Ne si shoqatë e njësive bashkiake të Tiranës do i kërkojmë përfaqësuesve të partive respektive në këshillin bashkiak Tiranë që të bllokojnë miratimin e këtij projektbuxheti.”

Koka: Shalsi: Buxheti 2009 sipas nevojave të qytetarëve

Eduard Shalsi: “Procesi i hartimit të buxhetit të bashkisë së Tiranës është një ngjarje e rëndësishme për kryeqytetin sepse janë vetë banorët burimi më i rëndësishëm i informacionit dhe elementi kryesor i një procesi të vazhdueshëm diskutimesh dhe konsultash. Kemi përgatitur dhe këtë vit pyetësorë, të quajtur “transparenca”, ku janë vetë qytetarët që identifikojnë nevojat e tyre si dhe përcaktojnë prioritetet e zhvillimit dhe të investimit në kryeqytet. Ka një fond që është 10% e fondit të investimeve që përcaktohet po direkt nga qytetarët për t’u investuar”./tvklan.al