Lajme Arkiva 2003

Vritet rapsodi i njohur lezhjan Mark Nikolli ekzekutimi i tij me disa plumba është vetëm 100 metra larg Drejtorisë së Policisë së Lezhës por kjo e fundit brenda 5 minutash ka bërë arrestimin e vrasësit 20 vjeçarit Marjan Pjetri.

Mark Nikolli 46 vjeç ka qenë duke ecur në shëtitoren e qytetit në vendin mes maternitetit dhe drejtorisë së policisë. Në këtë moment 20-vjeçari Marjan Pjetri afrohet dhe me një pistoletë e qëllon atë një herë. Nipolli rrëzohet përtokë por vrasësi afrohet sërish dhe qëllon edhe disa herë të tjera ndaj tij.

Qytetarët i ka kapur paniku ndërsa policia me shumë profesionalizëm ka arritur të kap dhe të arrestoj në flagrancë vrasësin madje me gjithë armën e krimit. Sipas policisë motivi i kësaj vrasje është gjakmarrja, pasi disa vjet më parë motra e Mark Nikollës ka vrarë babain e Marjanit, Prengë Pjetrin.

Rapsodi Mark Nikolli priste dekorimin nga presidenti i Republikës si mjeshtër i këngës popullore vetëm disa ditë më pas./tvklan.al