Ndërmarrja e elektrikut në Elbasan hidhet në aksion. 7 mijë konsumatorë familjarë dhe privat janë zhytur në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë nga kjo ndërmarrje. Gjendja e vështirë financiare e arkës së ndërmarrjes i ka detyruar punonjësit, specialistët dhe Drejtorinë të mos falin më. 150 milionë lekë borxhe i kanë kësaj ndërmarrje 24 mijë konsumatorë të Elbasanit.

Nuk është fushatë por aksion, thotë Drejtori i Ndërmarrjes Ndriçim Banja. Puna e nisur do jetë në vazhdimësi dhe të gjithë konsumatorët duhet të ndërgjegjesohen se energjia ka zot dhe detyrimet e prapambetura do të paguhen.

Aksionin po e mbështesin forcat e rendit. Pati raste ku disa qytetarë goditen bokset por ato u shoqëruan në Polici, pohon Drejtori. Ky aksion ka arritur të mbledhë në arkën e ndërmarrjes 150 milion lekë të vjetra. Në fshatin Banjë e Jugodinë energjia mungon prej ditësh./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj