Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, pas humbjes ndaj Italisë.

Hysaj deklaroi se goli në fillim ishte bukur, por e keqja është se Italia pas një goli në fillim u hodh në sulm dhe përmbysi rezultatin.

“Ishte bukur që shënuam shpejt, por ishte keq që shënuam aq shpejt ndaj Italisë, që na sulmoi fortë. Përballë ishin kampionët në fuqi. Janë lojtarë shumë të fortë dhe qarkullonin shumë mirë topin. Duhet ta analizojmë më mirë ndeshjen. Nuk ka folur trajneri, do flasë kur të analizojë ndeshjen.

Rasti i Manajt dhemb më shumë. Nëse do kishte shënuar do ishte mirë dhe do na ndihmonte për të ardhmen. Duhet të jemi të përgatitur për të vuajtur. Duhet të jemi të kujdesshëm mbrapa.”, deklaroi Hysaj./ tvklan.al