Nuk prodhoi fitues sfida mes Holandës dhe Francës, e cila u mbyll në barazim pa gola.

Ndeshje e luftuar dhe me raste të shumta për shënim, por asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti dot golin, që do të ishte edhe i fitores.

Në fakt, Simons, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 69-të, por goli i mesfushorit, u anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë barazim, Holanda mbetet në krye të Grupit D, me 4 pikë, po aq sa edhe Franca e vendit të dytë.


HOLANDËFRANCË 0-0


Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja!

90+1’- Weghorst bën mbrojtësin, duke ndalur një gjuajtje të rrezikshme të Kante.

90′- Akordohen 5 minuta shtesë!

89’– Rabiot shpërthen nga e majta dhe pason në zonë, por topi ishte më i fortë nga sa duhej dhe nuk arrihet.

87’- Giroud merr një top të mirë në zonë dhe me kokë provon të pasojë për Griezmann, por ky i fundit nuk e arrin dot.

79′- Weghorst inkuadrohet në lojë në vendin e Depay.

75’- Dy zëvendësime të Franca. Giroud dhe Coman, marrin vendin e Thuram dhe Dembele.

73’- Zëvendësim i trefishtë te Holanda. Largohen Simons, Schouten dhe Frimpong, në vendin e tyre futen Wijnaldum, Veerman dhe Gerrtruida.

69’- Holanda kalon në avantazh, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Maignan ndal një gjuajtje të bukur të Depay, por nga topi i kthyer përfiton Simons, që gjuan dhe shënon. Festa e madhe, kthehet në hidhërim. Goli anulohet, pasi Dumfries, ishte pozicion jashtë loje, në rrezen e portierit.

65’- Mundësia më e mirë për shënim. Griezmann nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë, i vetëm përballë portierit. Verbruggen e dërgon topin në goditje këndi.

63’- Panik te porta e Holandës. Tchouameni i afrohet golit me kokë. Tentativa e mesfushorit shkon ngjitur me tranversën.

60’- Lëvizje e mirë e Thuram, që lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

57’- Franca i afrohet golit të avantazhit. Rabiot shpërdoron një penallti në lëvizje. Mesfushori nuk gjuan si duhet, një top të marrë nga Dembele.

54’- Goditje dënimi në një pozicion të favorshëm për Holandën. Dembele shkakton faull ndaj Simons. Provon Depay, por topi ndalet në murin mbrojtës.

53’- Tentativë e dështuar e Kante nga jashtë zone. Gjuajtja e mesfushorit shkon mbi traun e portës.

45′- Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë.

45′- Akordohet 1 minutë shtesë.

43’– Krosimi i Rabiot nga e majta, gjen të vetëm Griezmann në zonë. Gjuajtja me kokë e sulmuesit ndalet pa shumë probleme nga portieri.

41’- De Vrij devijon në goditje këndi, një gjuajtje të Griezmann nga goditja e dënimit.

40’– Van Dijk, shkakton një goditje dënimi në afërsi të zonës. Mbrojtësi gabon me ndërhyrjen ndaj Dembele.

38’- Reijnders humb një top të rrezikshëm në mesfushë dhe i jep mundësinë e kundërsulmit sulmuesit Thuram. De Vrij, shkakton faull, për ta ndalur aksionin.

35’- Vertikalizim i bukur për Gakpo, por sulmuesi nuk e ndal si duhet topin.

31’- Karton i parë i verdhë. Schouten ndëshkohet, për një mbajtje të Griezmann në mesfushë.

29’- Thuram shpërdoron një rast të mirë, duke gjuajtur jashtë.

28’- Reijnders gjuan nga një distancë e largët me topin që gjen një devijim dhe bëhet i lehtë për tu kontrolluar nga Maignan.

26’- Aksion i shpejtë i Holandës, me Frimpong që futet bukur dhe pason për Gakpo. Ky i fundit tenton një pasim te Depay, por gabon gjithçka.

17’– Pritje spektakolare e Maignan, që i mohon supergolin nga jashtë zone sulmuesit Gakpo.

15’- Tjetër rrezik nga Griezmann, që gjuan me të majtën, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

14’- Franca i afrohet golit të avantazhit. Rabiot tregohet më shumë altruist se duhet, duke pasur te Griezmann i vetëm me portierin dhe humb një rast të artë.

8’- Pretendim për penallti te Holanda. Depay mbahet në zonë nga Saliba dhe kërkon 11-metërsh. Arbitri e konsideron gjithçka të rregullt.

4’- Start i vrullshëm. Griezmann lëshon një predhë nga jashtë zone, grushton Verbruggen.

1’- Mundësi e mirë shënimi për Holandën që në start. Frimpong shpërthen nga e djathta, por ndalet në momentin e fundit nga Maingan, me portierin që e dërgon topin në goditje këndi.

Starton ndeshja!


FORMACIONET ZYRTARE:

Holanda: Verbruggen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Reijnders, Simons, Scouten, Gakpo, Frimpong, Depay.

Franca: Maignan, Theo Hernandez, Saliba, Upamecano, Kounde, Rabiot, Kante, Tchouameni, Griezmann, Dembele, Thuram./ tvklan.al