Ukrainasit përmbysin rezultatin ndaj Sllovakisë në Dyseldorf.

Pas një ndeshje për tu harruar ndaj Rumanisë, Ukraina ka treguar karakter ndaj sllovakëve duke përmbysur rezultatin në minutën e 83-të me Yaremchuk. Pjesa e parë nisi keq për ukrainasit pasi sllovakët e nisën shumë mirë ndeshjen dhe ishte portieri ukrainas Trubin që i mbajti në lojë me tre pritje fantastike.

Me moralin e lartë prej fitores ndaj Belgjikës, sllovakët shënuan golin e anvantazhit në minutën e 17-të me Schranz. Haraslin dhe Lobotka ishin mjaft aktivë, sidomos në krahun e majtë të sulmit sllovak, por ukrainasit arritën gjithsesi të mbijetonin.

Në pjesën e dytë u shfaq një Ukrainë krejt tjetër nga pjesa e parë. Aksionet ishin të rrjedhshme, të saktë në pozicion dhe në organizimin e lojës. Tejet kombëngulës djemtë e trajnerit Rebron arritën të barazonin në minutën e 54-t me Shaparenkon dhe në të 80-tën Roman Yaremchuk shënon golin e fitores.

Ukraina do të përballet për ndeshjen e fundit të grupit E me Belgjikën më 26 qershor në ora 18:00. Po në të njëjtën ditë dhe orë do të jetë dhe ndeshja tjetër e grupi E mes Sllovakisë dhe Rumanisë.

Formacionet Sllovaki-Ukrainë

Sllovakia: Dubravka, Bozenik, Duda, Hancko, Haraslin, Kucka, Lobotka, Pekarik, Schranz, Skriniar, Vavro

Ukraina: Trubin, Brazhgo, Dovbyk, Matviienko, Mudryk, Shaparenko, Sudakov, Tymchyk, Yarmolekno, Zabarnyi, Zinchenko


NDESHJA LIVE

94′ Sllovakia po luan me aksione të gjatë, por nuk duket se ka dikë që mund të rrezikojë mbrojtjen e Ukrainës.

92′ E gjithë Sllovakia përpara për të gjetur golin e barazimit.

90′ Përfundon koha e rregullt. 5 minuta shtesë.

89′ Goditje këndi për sllovakët. Topi përfundon jashtë.

86′ Largohen Mykhailo Mudryk dhe Volodymyr Brazhko për Ruslan Malinovskyi dhe Serhii Sydorchuk.

84′ Lojë e rrezikshme e autorit të golit, Yaremchuk ndaj kapittnit sllovak Skriniar. Kartoni i parë e i verdhë.

80′ GOL! Roman Yaremchuk kalon në avantazh ukrainasit. Hyn si zëvendësues dhe shpërblen besimin e trajnerit dhe përpjekjet e shumta të ukrainasve.

74′ Një kundërsulm i shpejtë i ukrainasve, dy kundër dy por Mukdryk godet lehtësisht dhe pa rrezik.

67’ Hancko dhe Haraslin janë jashtë, në vend të tyre Suslov dhe Obert. Zëvendësime dhe të Ukraina. Yarmolenko dhe Dovbyk pëfundojnë lojën, në vend të tyre Yaremchuk dhe Zubkov.

62’ Ukraina ka një goditje këndi. Zinchenko u kërkon tifozëve të mbështesin më shumë dhe të jenë më aktivë.

60′ Sllovakia bën disa ndryshime. Largohen nga fusha Ondrej Duda dhe Robert Bozenik, hyjnë David Strelec dhe Laszlo Benes.

58’ Shaparenko ka marrë një goditje në fytyrë po nuk ka nevojë për ndërhyrjen e mjekëve.

54′ GOL! Shaparenko barazon për ukainasit pas një kundërsulmi të shpejtë dhe pasimeve gjerometrike mes Zinchenko dhe Mydryk.

48′ Dy lojtarët janë rikthyer në fushë dhe nuk kanë dëmtime.  Sllovakia sërish e rrezikshme në fillim të kësaj pjese të dytë.

46′ Përplasje mes Zinchenkos dhe Pekarik. Mjekët menjëherë u vijnë në ndihmë.

45′ Nis pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. Një Ukrainë konfuze, e cila e kërkoi shumë golin e barazimit por të pafat në rastine shtyllës. Sllovakët ishin shumë të qartë në lojën e tyre në këtë pjesë të parë. Dukej se në çdo aksion do të shkonin në portë.

44′ Kundërsulm i sllovakëve, godasin sërish në portë me Haraslin. Trubin bën heroin dhe e dërgon topin në goditje nga këndi

43′ Zinchenko godet me saktësi në shtyllë e majttë sllovake. Portieri Dubravka i vëmendshëm realizon një pritje të bukur.

42′ Yarmolenko driblon Hancko. Goditje dënimi në hyrje të zonës.

36’ Mydryk i merr kohën mbrojtësit Denis Vavro por në distancë të afërt me portierin e përplas në trupin e gardianit sllovak.

34’ Të pafat ukrainasit, godasin shtyllën me Tymchyk. Tepër aktivë ukrainasit në krahun e djathtë të sulmit.

31′ Goditje këndi për sllovakët. Duda e ekzekuton por arbitri akordon një goditje dënimi për ukrainasit në zonë.

24′ Mydryk pason në zonë për Dovbyk i cili driblon kiptein sllovak Skriniar dhe godet por topi dërgohet në goditje nga këndi.

20’ Ukraina është në sulm, por më pas e kalon topin drejt e për një rivënie. Ata po hasin vështirësi në këtë ndeshje, Disa raste për sllovakët dhe goli i Schranz i kanë goditur nga ana psikologjike.

17′ Gool! Ivan Schranz. Ashtu si ndaj Belgjikës shënon Ivan Scharnz, dy ndeshje dy gola. Gabon dhe mbrojtësi Zinchenko në mbulim.

16′ Lobotka driblon një mbojtës dhe ndërhyrje e gabuar ndaj tij. Goditje dënimi 22 metra larg portës. Trubin kryen një tjetër pritje të bukur pas ekzekutimit të saktë nga Hanco.

10′ Haraslin ka shansin e parë real të ndeshjes teksa kalon topin  përmes mbrojtjes përpara se të godasë në portë. Trubin bllokon goditjen me këmbë. Më pas sërish portieri i Real Madrid detyrohet të bëjë një pritje të shkëlqyer për të parandaluar Schranz nga afërsia.

7′ Ukraina po luan më rrjedhshëm me topin. Tymchyk dërgon një kros në zonë, por sllovakët të gatshëm të mbyllin në kohë aksionin. Sulmi përfundon me një pozicion jashtë loje.

6′ Ukrainasit disi të stepur dhe nervozë, E kuptueshme pas humbjes së thellë ndaj Rumanisë, pavarësisht se krijuan shumë volum loje. Sllovakët më të qartë dhe konfidentë në lojën e tyre.

4′ Sllovakia ka iniciativën në minutat e para për të tentuar të suprizojë Ukrainën..

2′ Haraslin shkon me shpejtësi në të majtën e sulmit sllovak por nuk tenton portën, por pason pas dhe aksioni vonohet. Tipi kontrollohet nga mesfushorët ukrainas.

1′ – Nis ndeshja, pasi u mbajt një minutë heshtje për Gerhard Aigner, ish-arbitër gjerman dhe Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s.