Austria triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Polonisë, në ndeshjen e vlefshme për grupin D. Një ndeshje e dominuar nga austriakët, që ishin më kërkues dhe në fund ia dolën të marrin fitoren e merituar.

Pjesa e parë u mbyll 1-1, pasi për Austrinë shënoi Trauner në minutën e 9-të, ndërsa Piatek barazoi shifrat në minutën e 30-të.

Fraksioni i dytë i lojës, foli vetëm për kombëtaren e drejtuar nga Rangnick, që shënoi dy herë, me Baumgartner në minutën e 66-të dhe Arnautovic në minutën e 78-të.

Me këtë fitore, Austria mban vendin e tretë me 3 pikë, po aq sa edhe Franca me Holandën që përballen mes tyre dhe shpreson të kalimi i grupit.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.


POLONI-AUSTRI 1-3

Piatek 30’/ Trauner 9′, Baumgartner 67′, Arnautovic 78′


Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja!

92’– Grosicki gabon gjithçka. I vetëm me portierin, sulmuesi gjuan jashtë.

90‘- Akordohen 4 minuta shtesë.

85’- E pabesueshme çfarë ka humbur Laimer. Mesfushori kalon portierin, por sheh topin të përshkoje të gjithë portën dhe më pas të shkojë jashtë.

84’- Posch “flirton” me golin e katërt. Szczesny devijon në goditje këndi, një top që po i drejtohej rrjetës.

78’- Goool Austria! Arnautovic nuk gabon nga penalltia, për të shënuar të tretin.

77’- Penallti për Austrinë. Sabitzer rrëmben një top në mesfushë dhe shfaqet i vetëm me portierin. Szczesny e ndal në mënyrë të gabuar dhe shkakton 11-metërsh.

75’– Szczesny mban në lojë Poloninë me një pritje spektakolare ndaj Wimmer.

68’– Reagon Polonia. Swidereski lëshon një gjuajtje të fortë, por pret Pentz.

67’- Gooool Austria 1-2! Aksion model nga austriakët, me pasime të bukura në hyrje të zonës dhe në fund Baumgartner, finalizon si duhet, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

63’– Mundësi e artë shënimi për Austrinë. Arnautovic, merr një top të bukur dhe pason në zonë, por nuk shfrytëzohet si duhet.

59’- Vjen momenti i Lewandowskit. Sulmuesi merr vendin e Piatek. Në fushë edhe Swidereski, në vendin e Buksa.

58’– Zëvendësim tek Austria. Danso merr vendin e Trauner.

55’- Bednarek bën një ndërhyrje deçizive, pas gjuajtjes së Sabitzer në hyrje të zonës.

50’- Austriakët janë më kërkues edhe në këtë pjesë të dytë. Posch rrezikon me një gjuajtje me kokë, por Szczesny e ndal pa shumë probleme.

45’- Pjesa e dytë nis me zëvendësime. Te Polonia, Moder mes vendin e Piotrowski, ndërsa Widmmer aktivizohet në vendin e Grillitsch tek Austria.

Mbyllet pjesa e parë.

45+1’- Goditje dënimi për Poloninë në afërsi të zonës. Gjuan fort Zielinski, por Pentz me një pritje spektakolare, e dërgon topin në goditje këndi.

45’- Akordohet 1 minutë shtesë.

42’- Tjetër rrezik nga Sabitzer. Mesfushori këtë herë provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Minuta të minuta për Austrinë.

39’- E pabesueshme çfarë ka humbur Sabitzer. Mesfushori gabon i vetëm me portierin, ndërsa vonohet shumë dhe më pas e ndal nga Bednarek.

30’- Goool Polonia 1-1! Vendoset baraspesha. Piatek përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe e dërgon në rrjetë.

27’- Zielinski tenton me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por Lienhart largon me kokë topin që po i drejtohej portës.

23’- Szczesny bën heroin duke ndalur me këmbë një gjuajtje të Arnautovic. Pas aksionit, arbitri anësor ndal lojën për pozicion jashtë loje.

22’- Grillitsch vertikalizon bukur për Baumgartner. Del portieri i Polonisë, Szczesny dhe largon rrezikun me kokë.

19’- Mundësia e parë e rrezikshme për Poloninë. Zalewski humb rastin e artë, teksa i vetëm me portierin, gjuan jashtë.

18’- Pretendime për penallti te Polonia për prekje me dorë të Mwene, por arbitri vazhdon lojën.

17’- Austria vazhdon me sulmet, Polonia ende e përgjumur. Sabitzer provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por nuk ka saktësinë e duhur.

9’- Gooool Austria 0-1! Zhbllokohet sfida, me austriakët që kalojnë në avantazh. Trauner nuk fal në zonë pas krosimit të Mwene dhe me një gjuajtje me kokë e ndal topin në fundin e rrjetës.

8’– Austria duket më kërkuese në minutat e para. Skuadra e Rangnick luan në sulm në kërkim të golit.

4’- Mundësi shumë e mirë për Austrinë. Arnautovic rrëmben një top në afërsi të zonës dhe e pason te Sabitzer. Mesfushori kroson në zonë, por këtë herë Arnautovic, gabon në kontrollin e topit.

1’- Austria bën goditjen e parë në portë. Posch provon nga distanca, por ndal pa shumë probleme Szczesny.

Starton takimi.


FORMACIONET ZYRTARE:

Poloni: Szczesny, Dednarek, Dawidowicz, Kiwior, Frankowski, Piotrowski, Zielinski, Slisz, Zalewski, Buksa, Piatek.

Austri: Pentz, Mwene, Trauner, Lienhart, Posch, Grillitsch, Seiwald, Laimer, Baumgartner, Sabitzer, Arnautovic./ tvklan.al