Klan News ka siguruar dosjen hetimor mbi trafikun e 1120 klandestinëve nga lindja e mesme drejt Shqipërisë dhe më pas me destinacion vendet e bashkimit evropian. Hetimet kanë nisur në Prill të vitit 2020 dhe kanë përfunduar në Tetor të vitit të shkuar, kohë e cila prokuroria dhe policia kanë dokumentuar 30 episode të kontrabandimit të klandestinëve.

Koka e grupit të kësaj skeme, konsiderohen për hetuesit 5 persona, mes tyre 4 të huaj dhe një shqiptar. Për gjetjen e emigrantëve, ishte Abu Ahmed Sultan, me kombësi palestineze, ndërsa në rolin e organizatorëve janë dhe 4 të tjerë.

Njerëzit në vendin tonë priteshin nga Fatjon Koçllari dhe më pas akomodoheshin me anë të ndihmësve të tjerë, në Vlorë, Fier apo dhe Tiranë. Shtetasit e huaj që ishin në krye të skemës, kishin përfituar statusin e azilantit në Shqipëri.
Klandestinët hynin në vendin tonë nëpërmjet kufirit me Greqinë, por dhe nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Kjo e fundit bëhej nëpërmjet kompanisë së Rafael Lleshit, i cili kryente ftesa fiktive të shtetasve egjiptianë dhe më pas persona të tjerë i dërgonin me gomone në Itali.

Në një përgjim të kryer nga prokuroria, evidentohet se klandestinët përdornin kode të ndryshme për të mos u kuptuar. Emigrantët e huaj nga trafikantët ishin emërtuar si krushq.

Mënyra e pagesës ishte në dy forma, duke lënë fillimisht një kapar, dhe pjesa tjetër jepej nga familjarët pasi bëhej mbërritja në destinacion, apo dhe duke i bllokuar paratë në një pikë të caktuar në Greqi. Në bregdet ku bëhej nisja për në Itali, qëndronin ndihmësit, anëtarë të grupi kriminal, të cilët ruanin për për patrullimet e Policisë dhe sinjalizonin momentin që rruga ishte e pastër bëhej nisja.

Në dosje është dhe episodi i datës 8 Janar i vitit të shkuar, ku anija me 52 klandestinë rrezikoi të mbytej, por fatmirësisht u shpëtuan.

TABELA

Rolet e trafikantëve

Organizator: Yahya Hyssef, Abu Ahmed Sultan, Fatjon Kocllari, Soran Saber, Mohamed Sheriff,

Ndihmës: Petrit Pashaj, Roland Ramadani, Enjad Myrtaj, Indrit Hita, Klajdi Kondo, Robert Hysa, Arjol Lleshi, Qazim Ismailaj, Fatos Dusha, Ilir Zotaj

Ekzekutor: Thoma Sako dhe Rudin Shkrela dhe Kristiana Sako

Roje i klandestineve: Zamir Musliu

Transportues: Klodian Gjikondaj, Fajton Belaj, Klement Latifaj

Skafist: Emiljano Likaj, Dushan Spahiu, Paulin Koci.

Klan News