Emisioni mjekësor “Diagnozë” nga Freskida Miloti, produksion i Televizionit Kombëtar Klan Plus vlerësohet nga Albanian Excellence me çmimin “Lider ekselent në dobi të shëndetit 2022”.

Ky çmim i jepet këtij emisioni për informimin dhe sensibilizimin e shikuesve për shëndetin. Në mes emrave më të njohur të mjekësisë shqiptare, të cilët u nderuan për kontributin e tyre në shendetësi, çmimin për median ia dhanë gazetares për emisionin mjekësor “Diagnozë” dhe produksionit të Klan Plus.

Pandemia në ditët më të vështira të 100 viteve të fundit, ku alfa dhe omega në raportim ishin rreth pandemisë, “Diagnozë” pati meritën sepse krahas temës së pandemisë të trajtuar me ekspertë të fushës dhe pyetjet e Freskidës ndaj të ftuarve asnjëherë nuk kanë qenë të përgjithshme.

Pyetjet e duhura, për njerëzit e duhur erdhën edhe për faktin se Freskida është njohëse e fushës mjekësore, pasi ajo është e diplomuar edhe për farmaci.

Në ditët dhe javët kur të gjithë po përballeshin me të panjohurën, kur ishin të paqartë jo vetëm pacientët, por edhe vetë mjekët, drejtimi me profesionalizëm i emisionit të shëndetit merr një rëndësi dhe vlerë tejet të veçantë.

Pavarësisht se krahas këtij emisioni raportonin edhe kolegë të tjerë gazetarë që sigurisht është punë e çmuar për secilin prej tyre, por sot flasim për një emision i cili i dedikohet mjekësisë dhe gjithmonë i ka dhënë prioritet.

E konsiderojmë në veçanti në këtë periudhë punën e saj me arritje personale dhe profesionale për të transmetuar tek shikuesit vërtetësinë informacionit mjekësor, qetësinë në ditë të vështira pandemie, etikën e komunikimit televiziv, përzgjedhjen e të ftuarve dhe tematikave të posaçme për ta informuar publikun më gjerësisht për patologjitë, sëmundjet shoqëruese në raport me Covid – 19, duke zgjedhur emrat më të mirë të mjekësisë shqiptare dhe asaj të huaj.