Dita e fillimit të reality show “Lider” po afron. Sot në mbrëmje në televizionin Klan do të transmetohet seria e 6 e audicioneve për pjesëmarrjen në këtë program televiziv.

8 kandidatë të tjerë përfomojnë me fjalimet e tyre dhe reagimet ndaj pyetjeve të jurisë. Personazhet që do të shfaqin sot aftësitë e tyre janë nga më të veçantat dhe me angazhime të gjithanshme.

Erlis Hereni është anëtari i senatit akademik në universitetin e Tiranës, studion në dy fakultete juridik dhe anglisht. Ndërsa sonte do të paraqesë performancën e tij në testin vendimtar për pjesëmarrje në emisionin “Lider”

Seria e 6 e audicioneve po i paraprin jetës në qytetin politik sjell përpara publikut personazhe që nuk kanë qenë më parë të angazhuar në politikë. Personazhe që kanë kaluar jo pak kohë me forumet rinore të  partive të ndryshme politike. Por edhe nga ata që zhgënjehen nga strukturat e partive politike. Shqetësimi kryesor i tyre është zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Juria po teston 64 finalistët që kaluan nëpërmjet një konkurrimi të gjatë dhe masiv. Juria do të finalizojë përzgjedhjen e 16 pjesëmarrësve në qytetin politik nga ku vetëm njëri do të dalë me kurorën e liderit./tvklan.al