Emocione të forta shumë debat dhe shumë spektakël ka ofruar të mërkurën në mbrëmje “Akademia e yjeve”. Dhjetë sfidantë të tjerë janë prezantuar në ekranin e televizioni Klan duke dhuruar  një show të vërtetë. Gara e talenteve të reja është përmbledhur në 5 sfida të mëdha 3 prej të cilave në balet dhe 2 në këngë.

Studentët e akademisë së yjeve kanë dhënë maksimunim para publikut duke synuar secili prej tyre të arrijë majën ndërsa kulmi i spektaklit ka qenë rrëfimi i historive personale të dy prej sfidantëve të kësaj nate. Kristi një djalosh i ri 15-vjeçar rrëfeu për humbjen e njeriut më të shtrenjtë për të, nënës ndërsa qëndrimi solli provat se si arti dhe sporti janë dy fuqitë që mund të bëjnë mrekullia.

“ I ruaj dhe ndjek të gjitha këshillat e tua nënë prandaj dhe jam këtu në “Akademia e yjeve” sepse e di se po të ishe mes nesh tani këtu unë e di se do të ishe e lumtur, ta dedikoj ty nëna ime këtë garë.”

Qendrim Hoxha: “Forcat serbe në hynë në shtëpi dhe na detyruan të dalim jashtë, na nxorrën me dhunë nga shtëpia dh ena dhanë 5 min kohë or të mbledhur plaçkat dhe të ikim nga shtëpia. Kur na rreshtuan te muri aty pata një mendim se do na vrasin.”

Ndërkohë që përveç personaliteteve të ftuar që komentuan performancat e studentëve skuadra blu dominoi kosovaren Riola Lamaj, pas kësaj ishte juria që tha fjalën e fundit. Riola la garën duke ja lënë radhën sfidave të studentëve të tjerë./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni