Nga Bella Hadid e Irina Shaik, tek Kanye West që habitën me veshjen

Bella Hadid dhe Irina Shayk u shfaqen mahnitëse  në pasarelën e Burberry, në Javën e Modës që nisi në Londër.

Sfilata e shumëpritur e modës ishte parashikuar të mbahej më 17 Shtator, por u shty për shkak të zisë në Britaninë e Madhe për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth.

Edhe pse data e re përkoi me ditën finale të Javës së Modës në Milano, dhjetëra emra të njohur të showbizit ishin të pranishëm mes të cilëve Naomi Campbell dhe Kanye West.

Kanye West u sigurua që të binte në sy. Ylli i repit kishte bërë një zgjedhje jo të zakontë në sfilatën Pranverë/Verë 2023 të Burberry. 45-vjeçari zgjodhi që në vend të këpucëve të vishte shapka me gisht të zbukuruar me gurë, të shoqëruara edhe me çorape.

Reperi kishte veshur gjithashtu një xhaketë lëkure e cila mori gjithashtu vëmendjen pasi në vend të 2 mëngëve, kishte katër. Dy mëngët anësore Kanye zgjodhi ti lidhte në pjesën përpara. Ylli kishte zgjedhur gjithashtu një palë pantallona lëkure, më të zakonshmet në veshjet e tij.

Klan News