Bella Hadid ka punësuar një ekip ligjor kundër kompanisë Adiddas.

Sipas Daily Mail ajo po e ndërmerr këtë hap për shkak të mungesës së përgjegjësisë së kompanisë pas polemikave që kjo e fundit shkaktoi për shkak të një reklame.

Adidas kohët e fundit rilançoi SL72, një atlete e shfaqur për herë të parë nga atletët në lojërat e vitit 1972,  vit ku 11 atletë izraelitë dhe 1 polic gjerman u vranë nga një grup militant palestinez.

Hadid, e cila ka lindur në SHBA dhe është vajza e pronarit të shumë pasurive të paluajtshme Mohamed Hadid, ka  folur prej kohësh për të drejtat e  palestinezëbe dhe ka dënuar luftën në Gaza.

Fotot e modeles e veshur me atletet  e kuqe shkaktuan një  valë reagimesh mes grupeve pro-izraelite. Vetë kompania ka kërkuar falje dhe është shprehur se do të rishohë reklamën.

Klan News