Pasi e ka cilësuar më herët kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ‘kasapin e Gazës’, presidenti Rexhep Tayyip Erdogan vijon me krahasimet e tij me figura famëkeqe të politikës.

“Netanyahu nuk do të jetë në gjendje të shpëtojë veten nga vajtimi si Millosheviç, Karaxhiç dhe Hitleri, të cilin ai po imiton.”

Erdogan u shpreh ndër të tjera se Netanyahu po përpiqet të qëndrojë më gjatë në pushtet duke vijuar me ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës.

Presideti turk kritikoi gjithashtu Izraelin për sulmin e tij gjatë fundjavës në Rafah, i cili më parë ishte përcaktuar si “zonë e sigurt”.

“Sulmi i së dielës në Rafah, i cili erdhi pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka ekspozuar natyrën tradhtare dhe të përgjakshme të shtetit terrorist.”

Sumet e tel Avivit në Rafah, i cili është thelbësor në kalimin e ndihmave humanitare janë dënuar edhe nga Egjipti dhe Katari. Ky i fundit i cili ka shërbyer si ndërmjetësues mes dy palëve ka reaguar përmes ministrisë së jashtme ku ka paralajmëruar se sulmet brutale mund të pengojnë bisedimet për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza.

Klan News