Belgjika përballet me Rumaninë, në sfidën e vlefshme për Grupin E. Pas humbjes në sfidën e parë ndaj Sllovakisë, kombëtarja belge është e “dënuar” për fitore në përballjen e kësaj të shtune.

Pritet një sfidë e bukur dhe e luftuar, me rumunët që do të ishin të kënaqur edhe me një barazim. Më këtë grup, tre kombëtare kanë nga 3 pikë, përveç Belgjikës dhe skuadra e drejtuar nga Tedesco, nuk ka zgjidhje tjetër përveç triumfit.

Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët e kësaj përballje.


FORMACIONET ZYRTARE:

Belgjika: Casteels, Castagne, Vertonghen, Faes, Theate, Onana, Tielemans, Doku, Lukebakio, De Bruyne, Lukaku.

Rumania: Nita, Bancu, Burca, Dragusin, Ratiu, Marin, Mihaila, Stanciu, R. Marin, Man, Dragus./ tvklan.al