Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, ku dhe ka zbuluar mjaft detaje interesante për lojtarët e ekipit. Pa ngurruar, Hysaj i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që i ka drejtuar drejtuesja e emisionit, Marina Vjollca lidhur me karakteristikat e lojtarëve të Kombëtares.

Pjesa më e bezdishme nga grumbullimi, cila është?

Elseid Hysaj: Orët e tepërta që rrimë pa bërë asgjë e nuk dimë çfarë të bëjmë.

Lojtari më gjumash?

Elseid Hysaj: Asllani, Broja.

Lojtarit që i mbet hatri më shumë?

Elseid Hysaj: Ndoshta Laçi, është një nga ata që po qeshe pak me të mund të bëhet dhe serioz për momentin.

Lojtari me më shumë batuta?

Elseid Hysaj: Ndoshta unë jam një nga ata.

Më seriozi në skuadër?

Elseid Hysaj: Berisha.

Kush është më qejfliu në skuadër?

Elseid Hysaj: Djemtë e rinj, Bajrami, Asllani.

Kush e vuan më shumë humbjen?

Elseid Hysaj: Të gjithë.

Kush rri më shumë në telefon?

Elseid Hysaj: Bajrami.

Kush i përgjigjet gruas me sekonda?

Elseid Hysaj: Unë.

Kur thotë Silvinjo “ikni të flini”, kush rri më shumë zgjuar?

Elseid Hysaj: Silvinjo nuk e ka në tip, por janë Strakosha, Mihaj, Laçi që rrinë zgjuar.

Kush e ka më mirë me Presidentin?

Elseid Hysaj: Të gjithë e kanë mirë me Presidentin.

Kush merret më shumë me lookun?

Elseid Hysaj: Unë.

Loja që luanit më shumë në kohën e lirë?

Elseid Hysaj: Kemi luajtur një lojë për 15-20 ditë, një lojë “mos u nxeh” dhe ishim një grup, unë, Berisha, Kastrati dhe Kumbulla dhe po luanim shumë shpesh, po filloi Berisha duke humbur si shumë, edhe Kastrati, të dy nuk e pranonin humbjen, por ishin më skandalozët e asaj loje.

Kujt i shkuajnë gocat më shumë?

Elseid Hysaj: Asllanit.


/tvklan.al