Lajm i keq për Çekinë. Patrick Schick do të humbasë ndeshjen e fundit dhe vendimtare të grupit të Euro 2024 kundër Turqisë.

Sulmuesi i Bayer Leverkusen iu nënshtrua testeve mjekësore, që zbuluan një dëmtim të muskujve pas ndeshjes kundër Gjeorgjisë. Kështu ka bërë të ditur presidenti i Federatës Çeke të Futbollit.

Schick do të qëndrojë me kombëtaren me shpresën për t’u rikthyer në fushë në fazën e 16-të, e cila megjithatë duhet arritur. 28-vjeçari shënoi golin e barazimit ndaj Gjeorgjisë, ku qëndroi në fushë për 68 minuta, ndërsa në total ka qenë 128 minuta, duke kontribuar vetëm me atë realizim.

Çekët kanë 1 pikë pas dy ndeshjeve të para, teksa ndaj turkëve janë të detyruar për të marrë pikët e plota për të shpresuar më pas një nga pozicionet e treta më të mira të grupeve të Europianit.

Klan News