Në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut do të luhet një finale midis Danimarkës dhe Serbisë, me përfaqësueset që luftojnë për kualifikimin në raundin e të 16-ve. “Bardhekuqtë” nuk kanë humbur në 6 takimet e fundit në fazën e grupeve në Europian, ndërsa ata e kanë gjetur golin në shtatë përballjet e fundit në këtë kompeticion.

Kombëtaret janë përballur 10 herë në historinë e tyre, me danezët që kanë fituar pesë herë, 4 prej të cilave në përballjet e fundit. Skandinavët janë kualifikuar në fazën e të 16-ve në 4 nga tetë eventet e fundit, ndërsa në Euro 2020 mbërritën në gjysmëfinale. Hera e vetme që Danimarka ka fituar dy takime në fazën e grupeve ka qenë në Euro 1984.

Por ekipi ka humbur vetëm në një nga 14 sfidat e fundit ndërkombëtare. Kurse Serbia ka fituar vetëm 1 nga 13 takimet e fundit në Europian. Në 16 ndeshje në këtë kompeticion, vetëm në dy, ballkanasit e kanë mbajtur portën e paprekur. Objektiv për ekipin e Dragan Stojkoviç është fitorja, që do t’i jepte vendin e dytë, nëse rivalët e Sllovenisë dështojnë të fitojnë ndaj Anglisë.

Klan News