Rikthimi i Spanjës kampione Europe ka fituar vëmendjen e shtypit botëror. Gazetat kryesore sportive i kanë bërë jehonë suksesit të iberikëve që shkruajnë me superlative për performancën e skuadrës në Euro2024.

“Kampion” është titulli i MundoDeportivo, që i gëzohet edhe triumfit të tenistit Karlos Alkaraz në “Wimbledon”. “Armada Spanjolle” është titulli kryesor i “Marca” (marka), të cilën e shoqëron me fotografinë nga festa e trofeut në Berlin të skuadrës spanjolle.

Trishtim në mediat britanike. “Të shpartalluar” lexohet në qendër të faqes kryesore të Daily Mirror, ndërsa “The Times” shkruan fjalët “Fundi i ëndrrës” me një foto të Mikel Oyarzabal të Spanjës në aksionin e golit të fitores.

Gazeta “Sky Sports” thekson se sulmuesi spanjoll thyen zemrat e anglezëve, duke shtuar se pritja për një titull do të zgjas të paktën 60 vite. Kurora e katërt në Europës shtyn francezen “L’Equipe”(LeKip) për të cilësuar Spanjën me epitetin “Të paprekshmit”, teksa shtypi amerikan e konsideron triumfin e iberikëve si të drejtë.

Klan News