Ish-futbollisti, Jurgen Gjasula, vëllai i mesfushorit të Kombëtares, Jurgen Gjasula, foli në emisionin “Euro Zone”, për golin e dytë të barazimit ndaj Kroacisë.

Ai theksoi se nuk kishte përjetuar gëzim më të madh në jetën e tij, sesa ai në golin e barazimit nga vëllai i tij.

Gjithashtu Jurgen Gjasula, deklaroi se prindërit e tyre e meritonin një moment të tillë, sepse kanë vuajtur shumë në jetë.

“Është gjaku im dhe prandaj ishte një gëzim shumë i madh, pas golit të shënuar në fund nga Klausi. Nuk e kam pasur një gëzim të tillë në jetën time. Kjo është edhe për familjen, sepse gjithçka e kanë bërë për ne. Kanë vuajtur shumë dhe është kënaqësi edhe për ta.

Për mendimin tim, ndeshja me Spanjën do të jetë shumë e vështirë. Ta marrim zemrën në dorë dhe të japim gjithçka. Duhet të jemi agresivë. Të luftojmë deri në fund dhe me ndihmën e Zotit mund të bëjmë një surprizë nesër.”, deklaroi Jurgen Gjasula./ tvklan.al