Një incident i pazakontë ndodhi pas ndeshjes Kroaci-Itali.policia gjermane ka nisur një hetim pasi një fans kroat, Lenard Barisic u kafshua nga një grua gjatë një përleshjeje për fanellën e Luke Ivanusec.

Ngjarja ndodhi pasi Barisic kapi fanellën e futbollistit, i cili ia hodhi turmës pas përfundimit të ndeshjes.

Tifozi e kapi fanellën, por tre persona ia morën me forcë. Gjatë përleshjes, një grua e kafshoi në shpatull duke i shkaktuar një lëndim të lehtë.

Për shkak të incidentit dhe vëmendjes mediatike që ngjarja mori, Ivanusec kontaktoi me Barisic, i shprehu keqardhjen e tij dhe i dha një fanellë tjetër të Kroacisë.

Në një video të publikuar, në shpatullën e tifozit mund të dallohen dy shenja kafshimi.

Ivanusec kërkoi falje për situatën dhe i uroi shërim të shpejtë të riut./tvklan.al