Jasir Asani dhe Kristjan Asllani janë ndër lojtarët që krijuan më shumë rrezik me pasimet e tyre. Aty përfshihen pasimet inteligjente, ato në zonë, pasimet kyçe dhe asistet.

Dy futbollistët e Kombëtares ishin ndër më të mirët në përballjet e fazës së grupeve. Më lart në këtë renditje është Asani, i cili dha edhe asist në golin e parë të shënuar nga Qazim Laçi në barazimin me Kroacinë.

Sulmuesi i krahut është vlerësuar me koefiçentin 1.08 dhe më mirë se ai është vetëm francezi, Ousmane Dembele. Asani lë pas Simons të Holandës, apo De Buyne të Belgjikës.

Kristjan Asllani renditet i pesti me koefiçentin 0.95. Asllani ishte i jashtëzakonshëm në takimin me Spanjën. Mes 20 më të mirëve të cilët janë aktivizuar të paktën 180 minuta janë përfshirë Xhaka, Kimmich, Barella apo Fernades.

Tv Klan