Trajneri i përfaqësueses gjermane Julian Nagelsmann duket se nuk mund t’i mbajë duart nga partnerja e tij.

Pas fitores 2-0 ndaj Hungarisë, që i siguroi Gjermanisë kualifikimin në fazën eliminatore në Euro 2024, trajneri i tyre Julian Nagelsmann vrapoi në tribunë për të festuar.

Mes skenave ngazëllyese në Stuttgart Arena, trajneri i Gjermanisë kërkoi menjëherë në turmë të dashurën e tij, Lena Wurzenberger, dhe e “mbuloi” me puthje

Pamjet e Nagelsmann që ndan një moment intimiteti me partneren e tij janë bërë të zakonshme në turn. Çifti feston së bashku sukseset dhe ndan me publikun pamje nga festimet dhe jeta e tyre. Për këtë arsye Nagelsmann është cilësuar si menaxheri  ‘më i dashuruari’ i europianit.

Marrëdhënia e tyre ngjalli shumë interes mediatik kur u bë publike. BILD raportoi në qershor 2022 se trajneri i atëhershëm i Bayern Munich-ut Nagelsmann, dhe ish-gruaja e tij tani ishin ndarë dhe vetëm disa javë më vonë i njëjti publikim njoftoi marrëdhënien e tij me Wurzenberger me titullin: “Julian Nagelsmann e do reporteren e BILD”.

Gazeta gjermane atëherë e hoqi Wurzenberger-in nga detyra si reportere e klubit të Bayern Munich dhe tashmë për romancëm e tyre flitet rregullisht nga Bild dhe mediat e tjera