Anglia triumfoi minimalisht ndaj Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C, në Euro 2024.

Kombëtarja e “tre luanëve”, iu fal golit të shënuar nga Jude Bellingham në minutën e 13-të, për të marrë 3 pikët e para në Europian.

Pjesa e parë foli e gjitha për anglezët, që ishin dominues, ndërsa në të dytën, serbët morën lojën në kontroll, duke iu afruar golit të barazimit.

Megjithatë rastin më të mirë për shënim, e kishte sërish Anglia, me Harry Kane, që u ndal nga tranversa në minutën e 77-të.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me kombëtaren e Southgate që festoi fitoren në start.

Ashtu si ndeshjen e sotme, edhe takimet e tjera do të transmetohen në ekranin e Tv Klan.


SERBIANGLI 0-1

Bellingham 13′


Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja.

90’- Akordohen 4 minuta shtesë!

86’- Përfundon ndeshja për Bellingham. Mesfushori zëvendësohet nga Mainoo.

82’- Pickford bën heroin për Anglinë, duke ndalur një gjuajtje të fortë të Vlahovic. Në vazhdim të aksionit, Mladenovic tenton nga jashtë zone, por këtë herë ndal Kane me kokë.

77’- Çfarë mundësie për Anglinë. Harry Kane, provon me një gjuajtje me kokë, por topi ndalet në tranversa, pas një devijimi të portierit Rajkovic.

76’- Southgate bën ndryshime në sulm. Bowen aktivizohet në vendin e Bukayo Saka.

74’- Serbia kryen zëvendësimin e fundit. Birmancevic i merr vendin Zivkovic.

69’- Zëvendësim edhe tek Anglia, Callagher, aktivizohet në vendin e Arnold.

65’- Tadic pason bukur për Jovic, por ky i fundit nuk kontrollon si duhet dhe dorëzon topin.

61’- Zëvendësim i dyfishtë te Serbia, largohen Mitrovic dhe Stojkovic, për t’i lënë vendin Tadic dhe Jovic.

59’- Pretendojnë për penallti te Serbia me Mitrovic që bie në zonë dhe kërkon rishikim në VAR. Arbitri Orsato e konsideron gjithçka të rregullt.

55’– Befason Tent-Alexander Arnold me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, por grushton portieri Rajkovic.

53’- Vlahovic pason në zonë për Mladenovic, por mbrojtësi i majtë, nuk e arrin dot topin. Në vazhdim të aksionit, provon edhe Mitrovic me një pasim, por nuk shfrytëzohet si duhet.

52’- Serbia fiton besim dhe luan në sulm, në kërkim të golit të barazimit.

49’- Ndërhyrje vendimtare e Declan Rice në zonë, me mesfushorin që shpëton një aksion të rrezikshëm.  

45′- Nis pjesa e dytë! Zëvendësim te Serbia, largohet Gudelj dhe aktivizohet Ilic.

Mbyllet pjesa e parë.

45+2’- Mundësi e mirë për Serbinë me një krosim nga e djathta. Stones nuk largon si duhet, për ta dërguar topin në goditje këndi.

45′- Akodrohen 2 minuta shtesë!

43’- Dëmtohet Kostic dhe nuk ia del dot, duke u larguar në lot. Aktivizohet në vendin e tij Mladenovic.

39’- Jepet kartoni i parë i verdhë. Ndëshkohet Gulej, për ndërhyrje të gabuar ndaj Bellingham.

37’- Saka avancon bukur dhe pason për Foden në zonë, por sulmuesi nuk e arrin dot topin, për ta futur në portë.

30’- Goditje dënimi për Anglinë në afërsi të zonës, provon Arnold me një gjuajtje të fortë. Topi ndalet në murin mbrojtës.

25’- Pranë golit të dytë Anglia. Kundërsulm i shpejtë i Saka në të djathtë, i cili pason për Walker, por ky i fundit, gabon përballë me portierin.

23’- Provon Vlahovic me një gjuajtje nga jashtë zone, por ndalet nga mbrojtësit anglezë.

20’- Me fat Anglia, që shpëton nga pësimi i golit të barazimit. Mitrovic rrëmben një top nga Arnold dhe gjuan menjëherë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

19’- Foden pason bukur për Arnold, me këtë të fundit që provon me një gjujatje nga jashtë zone, por shkon jashtë.

13’-Goooool Anglia 0-1! Zhbllokohet sfida, me Bellingham që nuk fal në zonë, duke shënuar me kokë, pas një krosimi të marrë nga Saka.

8’- Rice provon me një vertikalizim për Saka, por Pavlovic lexon shumë mirë aksionin dhe largon rrezikun.

5’- Foden nuk kontrollon si duhet një top të marrë në zonë. Anglia më kërkuese në minutat e para.

3’- Goditje dënimi për Anglinë në afërsi të zonës. Kroson Arnold, por largon Milenkovic-Savic.

Starton takimi!


FORMACIONET ZYRTARE:

Serbia: Rajkovic, Pavlovic, Milenkovic, Veljkovic, Kostic, Lukic, Gudelj, Milinkovic-Savic, Zivkovic, Mitrovic, Vlahovic.

Anglia:  Pickford, Trippier, Guehi, Stones, Walker, Rice, Arnold, Foden, Bellingham, Saka, Kane./ tvklan.al