Austria bëri surprizën e madhe në Grupin D, duke mposhtur me rezultatin 3-2 Holandën.

Me këtë triumf, austriakët, kalojnë grupin si kryesues me 6 pikë, ndërsa “tulipanët” rrezikojnë shumë, pasi zbresin në vendin e tretë.

Sa i përket ndeshjes, një autogol i Malen, zhbllokoi sfidën, duke i dhënë avantazhin austriakëve, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Fraksioni i dytë i lojës, ishte emocionues, pasi u shënuan katër gola. Gakpo barazoi për holandezët në minutën e 47-të, ndërsa në minutën e 59-të, Schmid riktheu avantazhin për Austrinë.

Spektakli nuk mungoi as në fund, kur Depay barazoi në të 75-ën, para se Sabitzer të shënonte të tretin dhe të fitores për Austrinë.

Renditja e Grupit D mbyllet me Austrinë kryesuese me 6 pikë, Franca e dyta me 5 pikë, Holanda e treta me 4 pikë dhe mbyll Polonia me 1 pikë.


HOLANDËAUSTRI 2-3

Gakpo 47′, Depay 76’/ Male (Autogol) 7′, Schmid 59′, Sabitzer 80′


Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja.

90′-Akodrohen 6 minuta shtesë.

82’- Austria gjen sërish rrugën e rrjetës, por goli i Baumgartner, anulohet për pozicion jashtë loje.

80’- Gooool Austria 2-3! Ndeshje e çmendur. Sabitzer i harruar në zonë, shënon dhe rikthen avantazhin për austriakët.

76’- Goool Holanda 2-2! Depay vendos baraspeshën, duke shënuar pas një pasimi të marrë nga Weghorst. Gjyqtari anulon golin fillimisht, por pas rishikimit në VAR, gjithçka konsiderohet e rregullt. Barazim 2-2.

70’- Malen shfaq shqetësime dhe e ka të pamundur të vazhdojë lojën. Në vendin e sulmuesit, futet Weghorst.

63’- Tre zëvendësime tek Austria. Largohen Lienhart, Wimmer dhe Grillitsch, për t’i lënë vendin në fushë Querfeld, Baumgartner dhe Laimer.

59’- Goool Austria 1-2! Zgjat pak festa e holandezëve. Schimd rikthen avantazhin e austriakëve, duke shënuar me kokë, pas një krosimi të marrë nga Grillitsch.

47’- Gooool Holanda 1-1! “Tulipanët” e nisin vrullshëm pjesën e dytë, duke shënuar me anë të Gakpo, pas një kundërsulmi të shpejtë.

45′– Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45′- Akordohen 2 minuta shtesë!

42’- E pafat Holanda. Gakpo kroson bukur për Depay-n, por gjuajtja e sulmuesit me kokë ndalet te shtylla.

37’- Pranë golit të dytë Austria me Sabitzer, që gjuan fort, por gjen një pritje spektakolare të Verbruggen. Arnatuovic merr një pasim në zonë, në vazhdim të aksionit, por bllokohet në momentin e fundit dhe pretendon për penallti.

34’- Koeman nuk pret të mbyllet pjesa e parë. Zëvendëson Veerman me Xavi Simons.

32’- Kartoni i parë i verdhë. Posch ndëshkohet për ndërhyrje të gabuar ndaj Depayt në mesfushë. Ndëshkohet edhe Wimmer, për shkelje ndaj Geertruida.

30’- Gjuajtje e fortë e Sabitzer në hyrje të zonës, me mesfushorin që pretendon për penallti, për prekje me dorë, por është gjithçka e rregullt sipas arbitrit. Grillitsch vazhdon aksionin dhe provon me një gjuajtje fluturimthi, e cila shkon në duart e portierit.

23’- Holanda i afrohet golit të barazimit. Malen, humbet një rast të artë shënimi. Sulmuesi gabon i vetëm me portierin, duke gjuajtur jashtë.

20’- Wimmer vertikalizon për Sabitzer, por Van Dijk, i vëmendshëm bllokon gjithçka.

14’- Mundësia e parë e rrezikshme për Holandën. Reijnders merr një top të shkëlqyer në zonë, por gjuan keq dhe shpërdoron një penallti në lëvizje.

7’- Austria kalon në avantazh. Prass pason në zonë, Malen në tentativë për ta larguar rrezikun, e dërgon topin në portën e tij dhe shkakton autogol.

6’- Krosim i bukur nga e djathta nga Arnautovic. Wimmer provon ta arrijë me kokë, por del portieri dhe ndal rrezikun.

2’- Rasti i parë i rrezikshëm për Austrinë. Sabitzer nuk arrin dot një pasim të Prass, ndërsa në vazhdim të aksionit gabon edhe Arnautovic.

Nis sfida Holandë-Austri.


FORMACIONET ZYRTARE:

HOLANDË: Verbruggen, Geertruida, De Vrij, Van Dijk, Ake, Veerman, Schouten, Reijnders, Gakpo, Malen, Depay.

AUSTRI: Pentz, Prass, Lienhart, Wober, Posch, Seiwald, Grillitsch, Schmid, Sabitzer, Wimmer, Arnautovic.

/tvklan.al