Ndeshjet e pasdites, të vlefshme për grupin D, janë diskutuar në emision “Kampionët” në TV Klan.

Të ftuarit thanë se Franca në ndeshjen ndaj Polonisë nuk u paraqit me potencialin e vërtetë të saj dhe mbetet për tu parë në ndeshjet me eliminim direkt.

Erion Xhafa: Franca bazohet shumë tek Mbappe. Ai ishte gjithnjë lojtari me i rrezikshëm tek skuadra franceze. Mbappe e vuante faktin që nuk kishte shënuar në këtë europian. Ky gol ndaj Polonisë besoj se e ka lehtësuar.

Peço: Do e nis nga përfundimi i grupit. Po të kishim bërë një parashikim të tillë do të na thoshin që jemi të çmendur. Mua nuk më kanë pëlqyer lojtarët francezë në këto 3 ndeshje, janë shumë apatikë, nuk sulmojnë vertikalisht, nuk kanë dëshirë për të “vrarë” ndeshjen. Franca është një ekip për tu parë. Po mundohet të kthehet në modulin  e 2018 që u shpallën kampionë. Franca mund të mund të mundë këdo nga pikëpamje individuale. Ashtu si Anglia, them se duhet ta shikojmë në vijim.

Kastriot Çaushi: Unë pashë ndeshjen me interes për të parë Francën në perspektivë. Franca është e pabesë në kuptimin e rezultatit ndaj Polonisë, Franca krijon shumë raste dhe e dimë që ndeshjet vendoset nga episodet . Kishte tre mungesa sot me qëllim. Franca ka mundësi për të bërë më shumë. Sot francezët mund të kenë krijuar 7 ose 8 raste. Ata kanë një “defekt” me qendërmbrojtësin që bën gafa. Upamecano bën gafa dhe në kampionat, Por mendoj se Franca ka potencialin për të qenë e rrezikshme atëherë kur duhet.